『Thelbi i Biblës Edicioni Audio℗』のカバーアート

Thelbi i Biblës Edicioni Audio℗

Thelbi i Biblës Edicioni Audio℗

著者: Initiative.Global
無料で聴く

このコンテンツについて

E gjithë përmbajtja e këtij libri, «THELBI I BIBLËS©︎» përbëhet nga pjesë të nxjerra nga Bibla, duke na paraqitur një pamje të përgjithshme të Biblës si një histori e unifikuar e cila na drejton për te Jezusi, Mesia – Krijuesi, Shpenguesi, Gjykatësi dhe Mbreti. «THELBI I BIBLËS EDICIONI AUDIO℗» është prodhuar dhe shpërndarë nga Initiative.Global. Copyright: THELBI I BIBLËS EDICIONI AUDIO℗ Copyright ℗ 2025 by Initiative.Global Citimet nga Shkrimi i Shenjtë Copyright © 2025 by Initiative.GlobalInitiative.Global アート 文学史・文学批評
エピソード
  • Parathënie
    2025/10/08

    Parathënie

    Në tërësinë e tij, ky libër, Thelbi i Biblës, përmban pjesë të nxjerra nga Bibla; domethënë, teksti i këtij libri është vetë Bibla në një botim të shkurtuar. Është përpiluar duke pasur parasysh nevojën e personave të cilët nuk e njohin Biblën, si edhe për të paraqitur një përmbledhje të mesazhit biblik në një format të lehtë për t’u lexuar, për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë më mirë pikat kryesore të besimit të krishterë. Tema qendrore e Biblës është Jezusi dhe gjithashtu misteri i mbretërisë së ardhshme të Perëndisë. Jezusi është Ai të cilin të krishterët e pranojnë si Mesia i premtuar, ose Krishti. Për ta kuptuar me të vërtetë këtë mesazh, ne duhet ta lexojmë atë, siç tha Jezusi, me një zemër të përulur; një zemër prej fëmije. Nëse dikush do ta lexojë fjalën e Perëndisë sikur po kërkon një thesar të fshehur, atëherë, me siguri që këto fjalë nga Bibla do t’i shohë të vërteta në jetën e tij: «Ju nuk keni nevojë që t’ju mësojë ndokush». Pasi ta keni mbaruar së lexuari këtë libër, do të donim t’ju nxitnim që të gjenit një kopje të plotë të Biblës dhe ta lexonit. I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe është i dobishëm për mësim, për qortim, për korrigjim, për edukim në drejtësi.

    2 Timoteut 3:16

    続きを読む 一部表示
    2 分
  • Rreth Biblës
    2025/10/08

    Rreth Biblës

    Bibla përbëhet nga dy pjesë që quhen Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri. Fjala «testament», do të thotë një deklaratë apo një besëlidhje, ose në disa raste, një porosi e fundit para vdekjes. Siç përdoret këtu, kjo fjalë nënkupton besëlidhjen apo premtimin me të cilin Perëndia e ka lidhur Veten në marrëdhënie me njerëzimin. Besëlidhja ose premtimi i shpëtimit që Perëndia na ka dhënë, është bazuar në vdekjen e Jezu Krishtit në kryq. Na premtohet se Perëndia na shpëton nëpërmjet Jezusit dhe na bën trashëgimtarë të Mbretërisë së Tij të Qiejve. Besimtarët në Krishtin janë të sigurt se mëkatet e njerëzimit janë hequr përgjithmonë nëpërmjet vdekjes së Jezusit në kryq; se Jezusi, Biri i Perëndisë, i cili lindi në tokë rreth 2 000 vjet më parë, mori mbi Vete, në vend të njeriut dhe si zëvendësuesi i tij, ndëshkimin që meriton ai njeri i cili mëkaton. Kjo do të thotë që mëkatet tona mund të falen dhe që ne mund të besojmë në premtimin e Perëndisë, lajmin e mrekullueshëm se mund të marrim jetën e përjetshme të cilën na e ofron Perëndia. Është lajmi i mirë i këtij premtimi, ai që përbën zemrën e mesazhit të Biblës. Besëlidhja e shkruar përpara Krishtit quhet Testamenti i Vjetër dhe besëlidhja e shkruar pas Krishtit quhet Testamenti i Ri. Testamenti i Vjetër, i përqendruar rreth kombit jude, ka si autorë shumë shkrues midis viteve 1500 dhe 400 para Krishtit dhe përbëhet nga 39 libra që përmbajnë historinë, ligjet, profecitë, poezitë dhe këngët e kombit të tyre. Mesazhi i mbretërisë së re të Perëndisë dhe ardhja e Krishtit përsëriten në shumë profeci. Testamenti i Ri shpjegon faktet se si këto profeci për Krishtin u përmbushën në Jezusin dhe jep mësim për shpëtimin që Ai siguron. Ai është shkruar nga dishepujt e Jezusit midis viteve 30 dhe 90 pas Krishtit dhe fillon me katër ungjijtë, që janë histori të shkurtra të jetës së Jezusit. Ndër të tjera përfshin edhe 21 letra drejtuar të krishterëve dhe përbëhet në tërësi nga 27 libra. Populli jude pranon vetëm Testamentin e Vjetër si Bibël, Fjalën e Perëndisë, të cilën ata e quajnë Ligji dhe Profetët. Të krishterët, nga ana tjetër, besojnë se edhe Testamenti i Vjetër, edhe Testamenti i Ri janë Fjala e Perëndisë. Para së gjithash, duhet të dini këtë: asnjë profeci e Shkrimit nuk vjen nga interpretimi i dikujt, sepse asnjë profeci nuk ka ardhur ndonjëherë me vullnetin e njeriut; përkundrazi, njerëz të shtyrë nga Fryma e Shenjtë, folën nga ana e Perëndisë.

    2 e Pjetrit 1:20-21

    続きを読む 一部表示
    3 分
  • Kapitulli 1 Në fillim
    2025/10/08

    Kapitulli 1 Në fillim

    Bibla na tregon se si filloi kjo botë (befasuese në kompleksitetin dhe jetën e saj), për mënyrën se si u krijua njeriu dhe arsyen përse u krijua ai, se si njerëzimi është rebeluar kundër Krijuesit të tij dhe e shpërfill Atë, si edhe na flet për mallkimin e tmerrshëm të Vdekjes, mallkim të cilin Perëndia e dha për shkak të mëkatit të njerëzve kundër Tij. Pikërisht për shkak të mëkatit tonë kundër Perëndisë, Bibla na thotë se ne jetojmë, që nga dita kur lindim, me dënimin e vdekjes mbi kokë. Ne nuk kemi shpresë, nuk kemi gëzim e as paqe të qëndrueshme dhe reale; vetëm vdekja na pret. Qofshim të pasur apo të varfër, të fortë apo të dobët, skllevër apo të lirë, të sëmurë apo të shëndetshëm, së shpejti duhet të vdesim dhe më pas, siç na thotë Bibla, duhet të qëndrojmë para Krijuesit tonë dhe t’i tregojmë Atij pse e kemi shpërfillur Atë dhe ligjet e Tij të drejta. Është Perëndia, jo njeriu, Ai që do të na gjykojë sipas ligjeve të Tij, jo sipas ligjeve tona. Asnjë fe, asnjë filozofi, asnjë njeri në historinë e botës nuk na ka treguar se si të shpëtojmë nga ky mallkim i tmerrshëm, përveç Biblës.

    続きを読む 一部表示
    12 分
まだレビューはありません