『Zëra』のカバーアート

Zëra

Zëra

著者: Citizens Channel
無料で聴く

このコンテンツについて

Podkasti “Zëra” do t’ju njohë me timbrin e personazheve që vijnë prej së largëti. Ata që luftojnë çdo ditë në sheshe, dyer institucionesh dhe gjykatash për një shoqëri më të mirë. Zërat që thërrasin për lumenjtë, natyrën, trashëgiminë, barazinë, e shpesh përballen me përçarjen arrogancën dhe dhunën e atyre që kanë pushtet. Hapësira e këtij podcasti do t’i dedikohet tërësisht qytetarëve që angazhohen në kauza publike, zëri i të cilëve mbytet ose mpaket nga ngjarjet e shumta politike e sociale, që shpesh nuk e kalojnë kryeqytetin.Citizens Channel 政治・政府
エピソード
  • Barazia gjinore në politikë | "Zëra" Podcast me Ines Leskaj S4E2
    2025/05/08

    Në episodin e dytë të sezonit të katërt të podcastit Zëra, Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN), sjell një panoramë të qartë mbi rolin e vajzave dhe grave në hapësirat publike dhe në politikë. Ajo analizon rëndësinë e kuotave gjinore, sfidat që gratë përballin me stereotipet dhe gjuhën diskriminuese, si dhe mënyrat se si mund të sfidojnë narrativat tradicionale që i kufizojnë. #ZëriGrave2025 #Citizens #Zëra #Podkast

    続きを読む 一部表示
    35 分
  • Ervin Goci në "Zëra" - Sezoni 4, Ep 1
    2025/05/02

    Në episodin e parë të sezonit të katërt të podcastit “Zërat”, Ervin Goci analizon mënyrën e komunikimit të kryebashkiakut Erion Veliaj para dhe pas arrestimit të tij. Një reflektim i thelluar mbi zhdukjen e institucionit dhe personalizimin ekstrem të pushtetit në rrjetet sociale.

    続きを読む 一部表示
    42 分
  • Zëra... nga “Call Center-at” - Episodi 12, Sezoni III
    2024/01/23

    Youtube -  https://youtu.be/GIJS1F5VExI

    Në këtë bisedë të podkastit “Zëra” do të flasim për sektorin e “Call Center-ave”, ku punojnë mbi 25 mijë persona në Shqipëri. Ilir Xhemalaj është përfaqësuesi i një sindikate të re, e cila lindi si nevojë për të përmirësuar kushtet e punës, duke filluar nga njohja e statusit dhe sëmundjeve profesionale e deri tek kontratat dhe ditët e pushimit zyrtar.

    続きを読む 一部表示
    45 分

Zëraに寄せられたリスナーの声

カスタマーレビュー:以下のタブを選択することで、他のサイトのレビューをご覧になれます。