『Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania』のカバーアート

Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania

Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania

著者: Truth FM
無料で聴く

このコンテンツについて

Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Truth FM Albania predikon mesazhin e Ungjillit të Jezu Krishtit. Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.Truth FM キリスト教 スピリチュアリティ 聖職・福音主義
エピソード
  • Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh! Veprat 20:35
    2025/10/31

    35 Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të lëngatët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!"''. Veprat 20:35

    続きを読む 一部表示
    29 分
  • Besimi te Perëndia në fatkeqësi (Psalmi 3)
    2025/10/31

    1 O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje. 2 Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela) 3 Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën. 4 Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela) 5 Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah. 6 Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje. 7 Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve. 8 Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)

    続きを読む 一部表示
    3 分
  • Psalm 2 Sovraniteti Hyjnor dhe Rebelimi Njerëzor
    2025/10/31

    Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota? 2 Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij, 3 duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre". 4 Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta. 5 Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe, 6 dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë. 7 Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde. 8 Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin. 9 Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"". 10 Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut. 11 Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma. 12 Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai. Psalms 2

    続きを読む 一部表示
    4 分
まだレビューはありません