エピソード

  • Liburn Jupolli - #15
    2023/12/20

    Liburn Jupolli është një kompozitor, pianist, shpikës i instrumenteve, producent dhe hulumtues/autor nga Prishtina. Si një muzikant eksentrik, ai e ka një udhëtim unik që shkon përtej zhanreve, mediumeve e definimeve artistike. Në këtë epizodë të “T’nime Përnime”, ai flet me Arbrin për muzikën e tij, por edhe për muzikën në tanësi.

    Web: radiourban.fm

    続きを読む 一部表示
    1 時間
  • Lekë Morina & Jon Shala (The Milk Snatchers) - #14
    2023/12/13

    The Milk Snatchers janë një bend i ri që e vazhdon traditën e prodhimeve të muzikës alternative që Prishtina e kultivon në mënyrë autentike me dekada. Lekë Morina (gitare) dhe Jon Shala (bas) diskutojnë me Arbrin për procesin e tyre kreativ, inspirimet që i kanë, dhe skenën muzikore të Prishtinës në këtë epizodë të “T’nime Përnime”.

    Web: radiourban.fm

    続きを読む 一部表示
    1 時間 7 分
  • Visar Kuçi - #13
    2023/12/06

    Visar Kuçi osht’ një prej figurave gjeniale të muzikës në Kosovë. Ai është njeri që me mjeshtëri të plotë i zotëron krejt instrumentet me tela: violinën, gitarën, basin, kontrabasin, mandolinën si dhe krejt kusherinjët tjerë të këtyre instrumenteve. Si violinisti i parë i Filharmonisë së Kosovës, si anëtar i Filharmonisë së Mannheimit, si kompozitor i shumë jazz albumeve, si performues me shumë prej artistëve ma origjinal të Kosovës, e si muzikant i kompletum’ - Visari diskuton me Arbrin për muzikë e për jetë! Web: radiourban.fm

    続きを読む 一部表示
    54 分
  • Luan Durmishi - #12
    2023/11/29

    Në këtë episodë, artisti unik e tenori eksentrik Luan Durmishi flet për jetën e karrierën e tij, tu diskutu bashkë me Arbrin për sfidat e krijimtarisë origjinale në Kosovë, gjendjën e artit në trevat shqiptare, e shumë tematika të tjera që japin një perspektivë të jetës së një artisti autentik në Kosovë. \

    Web: radiourban.fm

    続きを読む 一部表示
    51 分
  • Likana Cana - #11
    2023/11/22

    Likana Cana osht' e ftume në këtë epizodë të “T’nime Përnime” për me folë për albumin “Mr. Morale & the Big Steppers” nga Kendrick Lamar. Ky album ka pas ndikim tepër të madh edhe te Likana edhe te Arbri, tu i fascinu me mënyrën se qysh ka mujtë me e transformu shkrimin në stilin e ditarit në shkrimin e kangëve, e ku Kendricku çelët në maksimum për dobësitë e tij personale, tu i ndërlidhë ato në mënyrë fantastike me situatat shoqërore në të cilat jemi tu kalu. Web: radiourban.fm

    続きを読む 一部表示
    57 分
  • Nesim Maxhuni - #10
    2023/11/15

    Nesim Maxhuni osht’ një prej figurave ma të mëdha muzikore të Kosovës. Si tupanist, edukator dhe aktivist, Nesimi ka qenë pjesë e shumë prej projekteve ma të randësishme muzikore Kosovare, edhe publiku jonë e ka fatin me ia pa live performancat të cilat gjithmonë janë në gjendje me të dërgu në dimenzionin ma të naltë të mundshëm. Në këtë epizodë, Arbri me Nesimin flasin për muzikën në Kosovë, me bo muzikë me ni ikonë si Richard Bona, projektet e shumta të Nesimit e deri tek rutinat që e kanë bo atë në njo prej performuesve ma të mirë në Evropë.

    Web: radiourban.fm

    続きを読む 一部表示
    48 分
  • Strella - #09
    2023/11/08

    Në këtë epizodë të “T’nime Përnime”, vjen ni mysafir i cili është marakli i devotshëm i muzikës. Strella, është pjesë e gjeneratës së parë të Radio Urban FM, një koleksionues i pasionum i pllakave të gramofonit (vinyls), si dhe pronar i Tilt Radio Vinyl Bar. Në këtë epizodë, Arbri me Strellën flasin për historinë e Urban FM, koleksionimi i vinyls si “varësi”, e për artistë të ndryshëm që e kanë influencu jetën e Strellës.

    Web: radiourban.fm

    続きを読む 一部表示
    46 分
  • Alketa Sylaj - #08
    2023/11/01
    Në këtë epizodë, Arbri së bashku me aktorën, artistën konceptuale e pjesëtarën e Haveit, Alketa Sylaj, e diskutojnë në thellësi karrierën e muzikantës PJ Harvey. Yll i viteve 1990ta, PJ Harvey e ka sjellë para botës një ikonë femërore në botën e muzikës rock alternative të dominume kryesisht prej gjinisë mashkullore, tu hapë dyrë përpara për shumë artistë të rinjë në shekullin XXI. Web: radiourban.fm
    続きを読む 一部表示
    51 分