『Jo çdo gjë SHITET! - MESAZH I FORTË i Erion Korinit për Muzikën, Median & Kufijtë e Tregut』のカバーアート

Jo çdo gjë SHITET! - MESAZH I FORTË i Erion Korinit për Muzikën, Median & Kufijtë e Tregut

Jo çdo gjë SHITET! - MESAZH I FORTË i Erion Korinit për Muzikën, Median & Kufijtë e Tregut

無料で聴く

ポッドキャストの詳細を見る

概要

Erion Korini vjen në Kinotekë n’SOL për një bisedë pa filtra mbi artin, median dhe tregun – dhe për konfliktin mes krijimit dhe kompromisit në Shqipërinë e sotme. Një dialog që largohet nga klishetë, duke e vendosur muzikën dhe mendimin kritik përballë përgjegjësisë personale dhe publike.Nga këngët e viteve 2000, të lindura si gjendje shpirtërore, te largimi nga muzika dhe kalimi drejt medias, Korini flet hapur për procesin krijues, zhgënjimin ndaj tregut dhe një industri që shpesh shpërblen zhurmën mbi përmbajtjen. Episodi ndalet te heshtjet, rikthimet dhe refuzimi për të shitur gjithçka.Një bisedë e drejtpërdrejtë mbi etikën, kufijtë dhe mendimin e lirë – për ata që besojnë se arti nuk është mall.🎙️ Moderuar nga: Vjola Gremi & Egon Loli📻 Kinotekë n’SOL | Radio SOL 89.0 FM🎥 I Ftuar: Erion Korini

まだレビューはありません