『Ahmed Kalaja – Hoxha Modern në një Bisedë për Jetën, Fenë dhe Shoqërinë』のカバーアート

Ahmed Kalaja – Hoxha Modern në një Bisedë për Jetën, Fenë dhe Shoqërinë

Ahmed Kalaja – Hoxha Modern në një Bisedë për Jetën, Fenë dhe Shoqërinë

無料で聴く

ポッドキャストの詳細を見る

概要

Në këtë episod të Kinotekë n’SOL, hoxhë Ahmed Kalaja vjen në një bisedë të thellë, të qetë dhe të sinqertë mbi besimin, jetën dhe sfidat e njeriut modern. Një dialog që largohet nga klishetë dhe ekstremet, duke e vendosur fenë në raport me mendimin kritik, përvojën personale dhe realitetin shoqëror shqiptar.Nga fëmijëria në Shqipërinë komuniste dhe hapat e parë drejt fesë, te formimi shpirtëror jashtë vendit dhe përballja me keqkuptimet, besëtytnitë dhe perceptimet publike, ky episod ndalet te pyetjet që shumë njerëz i kanë, por rrallë i artikulojnë hapur. Diskutimi shtrihet te raporti mes fesë dhe shkencës, roli i dyshimit në besim, ndikimi i medias dhe mënyra si mesazhet fetare shpesh shtrembërohen në hapësirën publike.Në prag të një viti të ri, Ahmed Kalaja ndan një reflektim njerëzor mbi fillimet, sprovat dhe shpresën, duke e parë besimin jo si ndarje, por si përgjegjësi, qetësi dhe forcë përballë pasigurisë. Një episod që nuk predikon, por dialogon; që nuk imponohet, por fton për mendim.🎙️ Moderuar nga: Vjola Gremi & Egon Loli📻 Kinotekë n’SOL | Radio SOL 89.0 FM

まだレビューはありません